Siguri

Koreja e Veriut mohon përfshirjen në sulmet kompjuterike të Sony Pictures

Publikuar , 08 Dhjetor 2014
0
Koreja e Veriut mohon përfshirjen në sulmet kompjuterike të Sony Pictures

The-Interview-780x390Koreja e Veriut në mënyrën më qesharake të mundshme ka dënuar çdo akuzë për përfshirjen e saj në thyerjen e sigurisë kompjuterike të Sony Pictures muajin e shkuar. Sony Pictures është duke prodhuar një film i cili dënon një sulm terrorist njëkohësisht duke “dëmtuar” edhe dinjitetin e liderit suprem të Koresë, tha një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes. Zëdhënësi tha se Koreja e Veriut nuk ka dijeni se pse është sulmuar, por ai spekuloi duke thënë se sulmi mund të jetë vepër e atyre që mbështetin të tilla akte duke pasur parasysh se Koreja e Veriut është duke i dhënë fund imperializmit amerikan.

Një sulm kompjuterik muajin e shkuar, nxori jashtë shërbimit sistemet kompjuterike të Sony Pictures duke ekspozuar të dhënat të brendshme përfshi edhe shifrat e rrogave të punonjësve. Koreja e Veriut është i dyshuari kryesor në këtë mes sepse kohët e fundit ka kritikuar Sony Pictures për prodhimin e një komedie e cila përfshin edhe një plot për vrasjen e liderit Kim Jong. Por Koreja e Veriut nuk shikoi asnjë komedi në këtë mes. Ata e kanë quajtur filmin një “akt lufte” sponsorizuar nga Uashingtoni.

Familja e Kim Jong qeveris Korenë e Veriut për më shumë se 7 dekada me një grusht të hekurt, një regjim i cili është ndërtuar mbi kultin e individit. Lidershipi i Phenianit kritikon çdo lloj përpjekjeje për të njollosur “personalitetin suprem” të liderit. Qeveritë e Koresë së Jugut dhe asaj Amerikane vazhdimisht kanë qenë të kërcënuar nga aftësitë e Koresë së Veriut për të kryer sulme kompjuterike ndaj bankave, qeverive, medias dhe uebfaqeve ushtarake.

Në një raport vitin e shkuar për kongresin amerikan, Departamenti Amerikan Shtetëror i Mbrojtjes tha se Koreja e Veriut mund ti shohë këto sulme kompjuterike si një mënyre me kosto të ulët për të zhvilluar operacione ushtarake. Në Tetor, Shërbimi i inteligjencës së Koresë së Jugut u tha ligjvënësve se hakerat shtetëror të Koresë së Veriut kanë shpërndarë aplikacione lojërash që përmbajnë viruse duke prekur mbi 20,000 përdorues smartfonësh. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nga sot mund të ndryshoni emrin tuaj në PlayStation

Lajmet e fundit>