Lajmet

Koreja e Veriut mohon pjesëmarrjen në sulmin ndaj Sony-t, ofron ndihmë për të gjetur hakerat

Publikuar , 20 Dhjetor 2014
0
Koreja e Veriut mohon pjesëmarrjen në sulmin ndaj Sony-t, ofron ndihmë për të gjetur hakerat

north-koreaNjë zyrtar i Koresë së Veriut mohoi përfshirjen e qeverisë në sulmin ndaj kompanisë Sony madje, deklaroi ditën e shtunë se ajo ishte e gatshme për ti ofruar ndihmën e saj Shteteve të Bashkuara për të hetuar këtë sulm masiv qe nuk po kërcënon vetëm kompaninë. Ai i cilësoi si shpifje deklaratat e Shtëpisë së Bardhë që vënë Korenë e Veriut para përgjegjësisë për këtë sulm.

Ai shtoi: “Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë na akuzon ne për këtë sulm, në i propozojmë një bashkëpunim për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.” Duke kërkuar mos shfaqjen e filmit ku vritej diktatori i Koresë, të gjithë menduan se pas kësaj fshihej vet Kim Jong Un. Si FBI ashtu dhe presidenti Obama deklaruan se provat e gjetura i drejtojnë hetimet drejt Koresë së Veriut.

Zyrtari i cili i ofroi një marrëveshje bashkëpunimi SHBA-së përmendi gjithashtu gjatë fjalimit torturat e CIA-s dhe deklaroi se Koreja e Veriut ka metoda më efektive për zbulimin e krimeve se sa torturat çnjerëzore që ka përdorur CIA. Ai paralajmëroi se nëse SHBA nuk e pranonte këtë marrëveshje, pasojat do të ishin të rënda për ata. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët Kinezë kanë interceptuar mesazhet diplomatike Evropiane

Lajmet e fundit>