Analiza

Kornizat e reja të fotografive që duken bukur mbi tavolinë

Publikuar , 15 Nëntor 2010
0
Kornizat e reja të fotografive që duken bukur mbi tavolinë

HP dreamScreen 100
Me dizajnin e tij të ri dreamScreen, HP -zgjeron konceptin e kornizës dixhitale të fotove për të përfshirë aplikacione që normalisht janë të shoqëruara me tablete të pavarura.
Ky model 10 inçësh 250 $ përfshin përkrahje wireless për aplikacionet e popullarizuara sikurse Facebook, Pandora, Snapfish, dhe vetë pakon e HP-së për radio stacione të internetit. I lëmuar dhe me një shkëlqim të zi, dreamScreen 100 është më i përshtatshëm për qëndrim mbi tavolinë sesa për varje në mur, për shkak të peshës së rëndë dhe nevojës për t’u futur në rrymë. Rregullimi ishte i lehtë, madje edhe me punën e shkrimit të fjalëkalimeve dhe fjalëve kyçe për rrjet nga telekomanduesi. Paraqitja është shumë atraktive, intuitive dhe shumë e lexueshme. Për më tepër, një CD ofron video tutoriale dhe një program desktopi mjaft intuitiv që ju mundëson t’i kapni dhe zhvendosni skedarët audio, foto dhe video nga PC-ja juaj në një memorie të brendshme 2GB të kornizës.
Sikurse edhe kornizat e tjera, edhe dreamScreen ju mundëson programimin e kohës për ndalje dhe ndezje, dhe gjithashtu ka funksionin e kalendarit dhe të orës. Shfaqja e ekranit ishte mbresëlënëse dhe e kthjellët. Zërimi ishte një pikë e fuqishme. Edhe pse nuk do të keni bass të mjaftueshëm apo kthjelltësi ekstreme, kjo kornizë ofron audio më të mirë sesa shumica e laptopëve. Aplikacioni i Facebook-ut ju mundëson që t’i shihni përditësimet dhe fotot e miqve tuaj, përderia aplikacioni i Snapfish-it shfaq albume online. Veçoria e radios së HP është e pastër, mirëpo navigimi është i kufizuar- dhe shtimi i listave të preferuara të stacioneve është një punë e bezdisshme që përfshin shumë manovra.

Toshiba dmF82XKU
Kjo kornizë dixhitale e fotove 8-inçësh 180$ (modeli 10-inçësh gjithashtu i disponueshëm për 230$) ka një dizajn të lëmuar dhe veçori wireless shumë të dobishme. Mirëpo pamjet nuk janë gjithçka: ikonat e menysë janë të vështira për t’u deshifruar dhe paraqitja mund të jetë shumë e ngadalshme, duke e bërë këtë një përvojë të hidhur për përdoruesin. Kjo kornizë e zezë është e rrethuar me një kufi akrilik të ngushtuar (gjithashtu i disponueshëm edhe në ngjyrë të bardhë si dMF82XWU). Memoria e brendshme 1GB e kësaj kornize ju mundëson të ruani shumë fotografi dhe muzikë. Ajo përkrah SdHC, MultiMediaCard, XdPicture Card, dhe Memory Stick ose Memory Stick duo dhe do ta vërë përmbajtjen në funksion posa të futet kartela. Siç edhe presim nga një model i kornizës wireless, tani ky model i Toshiba-s do t’u mundësojë përdoruesve që të  futen në përmbajtjet online nga shumë web faqe, përmbajtje që rrjedh nga llogaria  e Frame Channel që ju do ta rregulloni. Ashtu si shumica e pararendësve të tij Wi-Fi, kjo njësi do të mbetet e lidhur me një ushqyes AC. Korniza është e rëndë gjithashtu, me një nxjerrje të madhe prapa, kështu që vërtetë duket bukur mbi një tavolinë. Për t’u futur në menynë e kornizës ju mund të përdorni telekomanduesin e përfshirë- butonat e tij kërkojnë një presion të madh- apo kontrollet e ndjeshme të prekjes në anën e djathtë të kornizës. Fatkeqësisht, ikonat e kriptuara të menysë e bëjnë operacionin të vështirë dhe korniza është shumë e ngadalshme në përgjigjet ndaj komandave. Kjo njësi ofron edhe kalendar dhe orë. Slideshow-et mund të shfaqen me apo pa muzikë. Imazhet shfaqeshin dinamike, me një kontrast të lartë dhe fotot në përgjithësi dukeshin të mprehta, me detaje të mira.

LEXO EDHE:  Galaxy Fold vs Mate X: Si krahasohen ekranet me palosje të Samsung dhe Huawei

DreamScreen 100 | HP
bën më shumë sesa shumica e kornizave të fotografive, mirëpo çmimi është shumë i lartë.
List: 250 $
find.pcworld.com/63954

DMF82XKU | Toshiba
Paraqitja është e meta kryesore e kësaj kornize dixhitale fotografishe.
Çmimi: 180$
find.pcworld.com/63953

Lajmet e fundit>