Biznes

Koronavirusi, Amazon tërhiqet nga shfaqja teknologjike mobile më e madhe në botë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Shkurt 2020
0
Koronavirusi ka vrarë mëse 800 njerëz dhe infektuar 34,800. Koronavirusi, Amazon tërhiqet nga shfaqja teknologjike mobile më e madhe në botë

Amazon është kompania më e fundit e cila tërhiqet nga një prej shfaqjeve teknologjike më të mëdha në botë nga frika e koronavirusit.

Amazon tha se nuk do të marrë pjesë në Kongresin Mobil Botëror. Organizatori i evenimentit tha se Kongresi i cili tërheq mëse vëmendjen e 100,000 njerëzve çdo vit do të mbahet.

LG, Ericsson dhe NVIDIA janë tërhequr gjithashtu nga aktiviteti që do të mbahet më 24-27 Shkurt.

Ende mëse 2,800 kompani pritet të prezantojnë në këtë aktivitet produktet, risitë dhe inovacionet e tyre. Samsung tradicionalisht ka prezantuar flagshipët Galaxy S ndërsa këtë vit ka vendosur ti sjellë disa javë përpara.

5,000 deri në 6,000 njerëz do ta vizitojnë Kongresin Mobil Botëror. Organizatorët e GSMA thonë se pjesëmarrësit nuk do ti japin dorën njeri tjetrin dhe mikrofonët do të dezinfektohen.

Koronavirusi ka vrarë mëse 800 njerëz dhe infektuar 34,800. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kryeministri britanik shpjegon vendimin për Huawei