Biznes

Koronavirusi, anulohet shfaqja më e madhe në botë e teknologjisë mobile

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2020
0
Kongresi Mobil Botëror do të organizohej më 24-27 Shkurt në Barcelonë. Më shumë se 100,000 njerëz ndjekin çdo vit këtë eveniment dhe 6,000 udhëtojnë nga Kina. Koronavirusi, anulohet shfaqja më e madhe në botë e teknologjisë mobile

Shfaqja më e madhe në botë e teknologjisë mobile, Kongresi Mobil Botëror (MWC) është anuluar nga frika e koronavirusit kanë konfirmuar organizatorët.

Shoqata GSMA tha se është bërë e pamundur të organizohet aktiviteti në Barcelonë siç ishte planifikuar. Facebook, LG, Nokia, Sony, Vodafone, Xiaomi, Samsung ishin disa prej emrave të mëdhenj që vendosën të tërhiqen nga aktiviteti e të prezantojë produktet e tyre veçmas.

Kongresi Mobil Botëror do të organizohej më 24-27 Shkurt në Barcelonë. Më shumë se 100,000 njerëz ndjekin çdo vit këtë eveniment dhe 6,000 udhëtojnë nga Kina.

Qindra kompania zbulojnë inovacionet e tyre më të fundit duke i dhënë një dorë ndihme edhe ekonomisë lokale. Në fillim të javës dhjetëra kompani të mëdha u tërhoqën si Amazon, Sony, LG, Ericsson, Facebook, Intel dhe Nvidia.

Telekomi Francez Orange dhe Deutsche Telekom gjithashtu nuk pranuan të merrnin pjesë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në dyshim organizimi i shfaqjes teknologjike mobile më të madhe në botë për shkak të koronavirusit