Posta Shqiptare u bën apel klientëve që kanë porositur pako nga Kina apo nga vendet e tjera të prekura nga koronavirusi që të vazhdojnë të tërheqin objektet postare pranë sporteleve të saj, pavarësisht vendit të origjinës së tyre.
Në një njoftim publik, Posta i referohet njoftimit të publikuar nga “Organizata Botërore e Shëndetit”, që konfirmon se CoronaVirus COVID-19, nuk përhapet nëpërmjet shkëmbimit të objekteve postare që vijnë nga Kina apo nga vendet e tjera të prekura nga ky virus.