Biznes

Koronavirusi, shitjet e smartfonëve do të tkurren me 2.3% në 2020

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Shkurt 2020
0
IDC parashikon që do të duhen disa muajt derisa kompanitë e prodhimit dhe të logjistikës të rikthejnë në punë punonjësit e tyre. Koronavirusi, shitjet e smartfonëve do të tkurren me 2.3% në 2020

Koronavirusit pritet të ketë impakt negativ në shitjet globale të smartfonëve për 2020. Rënia e shitjeve është parashikuar në 2.3% në vetëm 1.3 miliardë njësi sipas firmës analitike IDC.

COVID-19, emri i sëmundjes shkaktuar nga koronavirusi, do të shkaktojë rënie të shitjeve me 10.6% vetëm në tre muajt e parë të 2020. Shitjet do të rriten për pjesën tjetër të vitit falë fokusit në drejtim të teknologjisë 5G.

IDC parashikon që do të duhen disa muajt derisa kompanitë e prodhimit dhe të logjistikës të rikthejnë në punë punonjësit e tyre.

Mbyllja e fabrikave, vendosja në karantinë të shumë njerëzve dhe ndalimi i udhëtimeve e kanë bërë të vështirë për kompanitë lokale të prezantojnë e prodhojnë smartfonë të ri.

Situata do të përmirësohet vetëm në tre mujorin e tretë ndërsa përhapja e sëmundjes do të ngadalësohet plotësisht dhe teknologjia 5G adoptohet në masë.

Vetëm në Kinë shitjet janë parashikuar të bien me 40% krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tregtarët e Shopify tashmë mund të shesin përmes Pinterest