Blog

Koronavirusi, Twitter u kërkon punonjësve të punojnë nga shtëpia

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Mars 2020
0
Kompania gjithashtu tha se është duke inkurajuar 5,000 punonjësit e saj në mbarë botën të mos dalin në punë. Koronavirusi, Twitter u kërkon punonjësve të punojnë nga shtëpia

Twitter u ka kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një postim në blog gjiganti i medias sociale tha se ishte e detyrueshme për stafin në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punojnë nga shtëpia.

Kompania gjithashtu tha se është duke inkurajuar 5,000 punonjësit e saj në mbarë botën të mos dalin në punë.

Vetë shefi ekzekutiv i Twitter Jack Dorsey është një adhurues i punës në distancë ndërsa në Nëntor kishte thënë se gjatë këtij viti do të jetonte 6 muaj në Afrikë.

Lëvizja është e ngjashme me shumë kompani Aziatike të cilat u kanë kërkuar punonjësve të qëndrojnë në shtëpi. Kompani të tjera lider si Facebook dhe Google kanë anuluar konferenca.

Stafi i Google në Dublin do të punojë nga shtëpia të Martën ndërsa 8,000 punonjësit do të kthehen në punë të Mërkuren.

Nga ana tjetër Twitter ka thënë se është duke zhvilluar mënyra sesi punonjësit të punojnë nga shtëpia. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rrjeti social Facebook në vështirësi nga bojkoti i reklamave

Tags >

Twitter