Lajmet

Kosova ka miratuar Strategjinë Kundër Falsifikimit dhe Piraterisë

Publikuar , 05 Tetor 2012
0
Kosova ka miratuar Strategjinë Kundër Falsifikimit dhe Piraterisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot Strategjinë Kundër Falsifikimit dhe Piraterisë 2012-2016 dhe Plani i Veprimit. Strategjia është në kuadër të angazhimeve të mëdha që janë bërë në fushën e së drejtës së autorit.

Në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha se ky dokument ka qenë një synim i përbashkët i MKRS-së dhe gjkithë krijuesve të fushës së artit.

Ai tha se kjo është një përgjigje shumë serioze që shteti ia jep keqpërdoruesve të së drejtës së autorit dhe të drejtave tjera të përafërta në Kosovë. “Ky dokument me rëndësi të veçantë, përmes krijimit të Task Forcës kundër falsifikimit dhe piraterisë, përcakton shumë palë, si institucione ashtu edhe organizma joqeveritar, të cilët bashkërisht do të punojnë për të eliminuar pengesat në mënyrë që krijuesit të gëzojnë shpërblimet për përpjekjet e tyre. Për themelimin e kësaj task-force, janë shikuar edhe praktikat më të mira dhe legjislacioni i BE-së”, deklaroi ministri Krasniqi.

Nga viti 2011, është punuar një ligj i ri për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta, dhe që nga ajo kohë janë bërë disa hapa të rëndësishëm, siç ka qenë miratimi i rregullores për licencimin e shoqatave kolektive për administrim të së drejtës së autorit. Këtë vit janë licencuar dy shoqata, APIK që administron me krijimtarinë muzikore,  dhe VAPIK me atë të filmit.

Me miratimin e strategjisë pritet që shumë shpejtë të ketë edhe hapa konkret për të mbrojtur krijimtarinë origjinale. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Slack lançon thirrjet në drejtim të Microsoft Teams, Zoom dhe WebEx

Tags >

pirateria