Lajmet

Kosova mund të ketë kodin e vet telefonik

Publikuar , 17 Janar 2013
0
Kosova mund të ketë kodin e vet telefonik

Pas përpjekjeve të Kosovës dhe Shqipërisë për të unifikuar prefiksin telefonik, hidhet edhe ideja që Kosova të ketë kodin e vet telefonik.

Aktualisht janë dy kode të lira në ITU +383 dhe +384.

Shefi i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit në Kosovë, Ekrem Hoxha, flet për të përditshem Express, duke dhënë detaje rreth projektit të kodit telefonik të Kosovës.

Drejtuesi i këtij Autoritetit Rregullator, deklaron se ky shtet shumë shpejt mund ta ketë kodin e vet telefonik +383 ose +384, ku sipas tyre ideja për një kod të përbashkët me Shqipërinë nuk është zgjidhje ideale, por që mbetet një nga alternativat.

Kjo alternativë po shihet si më e mundshmja nga institucionet përgjegjëse në fushën e telekomunikacionit në Kosovë.

Sponsorizues do të jetë Bashkimi Evropian dhe shihet si zgjidhje e përkohshme deri në anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Njërin prej kodeve të lira në ITU, synohet që ta përvetësojë Kosova. Serbia mund të jetë faktor pengues në ketë proces, sepse Kosova duhet t’i sigurojë dy të tretat në asamblenë e OKB-së për ta fituar statusin e observuesit, që është kusht për të aplikuar në procedurë të rregullt.

Kuvendi i Kosovës aprovon ndryshimin e kodeve telefonike

Akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të bëhet aplikimi në ITU, pasi aplikimi bëhet vetëm kur plotësohen kushtet.

Por deri në anëtarësimin e Kosovës në OKB, mund të ketë një kod telefonik të përkohshëm. (PCWorld Albanian)

Kodi telefonik

LEXO EDHE:  Akademia jCoders certifikohet nga agjensioni më i madh akreditues amerikan AdvancED

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>