Analiza

Kosova shtohet në listën e shteteve të njohura nga Google Adwords

Publikuar , 19 Nëntor 2013
0
Kosova shtohet në listën e shteteve të njohura nga Google Adwords

Europe_Antitrust_Google-06147Në mesin e njohjeve virtuale të cilat po i bëhen shtetit më të ri në Evropë, Kosovës, listës i bashkohet edhe shërbimi Google Adwords, ku tashmë mund të zgjidhet Kosovo.

Shërbimi për gjetjen e fjalëve që kërkohen shpesh në motorin e kërkimit Google, i cili mundëson edhe hapjen e ndonjë fushate për reklamim të ndonjë produkti apo shërbimi, tashmë iu mundëson bizneseve nga Kosova që të kenë si shënjestër përdoruesit e makinës kërkuese Google në shtetin e Kosovës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari i njohur Adriatik Kelmendi në një postim në rrjetin Facebook, duke thënë që Kosova tashmë njihet nga dy faqet më të vizituara nga shqiptarët në internet: Google dhe Facebook.

Kohë më parë njohjen e Kosovës si shtet e ka bërë edhe shërbimi i famshëm LinkedIn. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google refuzon të heqë aplikacionin Saudit për gjurmimin e grave

Tags >

Google
Lajmet e fundit>