Harduer

Kostoja e SSD sot më e përballueshme falë Samsung

Publikuar , 23 Janar 2019
0
Është i shpejtë dhe ka një çmim të përballueshëm. Samsung tashmë do të përmirësojë më tej produktin me modelin 970 Evo Plus. Kostoja e SSD sot më e përballueshme falë Samsung

Samsung 970 Evo është një prej SSD-ve më të mirë që mund të blini për kompjuterin desktop.

Është i shpejtë dhe ka një çmim të përballueshëm. Samsung tashmë do të përmirësojë më tej produktin me modelin 970 Evo Plus.

SSD-ja e re ka 96 nivele 3D NAND krahasuar me 970 Evo që ka vetëm 64. E thënë ndryshe Samsung mund të rrisë kapacitetin dhe të përmirësojë performancën.

Në 2018-ën çmimet e SSD-ve ranë ndjeshëm. Sot kanë kosto më të përballueshme se kurrë më parë.

970 Evo Plus do të kushtojë 130 dollarë për 500GB dhe 250 dollarë për 1TB. Çmimet janë të ngjashme me modelet e kaluara por ndjeshëm më të ulëta sesa linja premium 970 Pro.

Kjo linjë kushton 170 dollarë për 500GB dhe 400 dollarë për 1TB. SSD me 96 nivele kanë kosto më të ulët prodhimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ekspertët të alarmuar nga një sistem i inteligjencës artificiale që shkruan artikuj

Lajmet e fundit>