Lajmet

Krahas Google+ edhe aplikacioni Inbox mbyllet më 2 Prill

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Mars 2019
0
Gmail në platforma mobile ka adoptuar tashmë disa prej funksioneve kryesore të Inbox dhe të tjerat do të vinë gradualisht në javët në vijim. Krahas Google+ edhe aplikacioni Inbox mbyllet më 2 Prill

Google+ nuk është i vetmi produkt i gjigandit të motorit të kërkimit do të japë lamtumirën më 2 Prill.

Si duket kompania ka zgjedhur që po në të njëjtën datë aplikacioni Inbox të përshëndetet për herë të fundit me përdoruesit që e dashuruan aq shumë.

Gjigandi i teknologjisë tha vitin e kaluar se aplikacioni i cili u përdor për të bërë e-mail-et tona më inteligjente do të largohej së shpejti pa dhënë një datë konkrete.

Tashmë Google filloi të njoftonte përdoruesit e Inbox se pas 15 ditësh aplikacioni nuk do të jetë më.

Njoftimi përmbante një link për të hapur aplikacionin Gmail në përpjekje për ti mbajtur përdoruesit rreth produkteve të Google.

Gmail në platforma mobile ka adoptuar tashmë disa prej funksioneve kryesore të Inbox dhe të tjerat do të vinë gradualisht në javët në vijim.

Disa prej tyre janë Smart Reply, Smart Compose dhe Follow-ups.

Gjithashtu në fillim të vitit kaloi nëpër një ridizajnim madhor për ti dhënë pamjen dhe ndjesinë e Inbox.

Për fat jo të mirë përdoruesit e aplikacionit do të duhet të presin edhe ca kohë në jo të gjitha funksionet që e bënin aq të dashur Inbox ende nuk kanë mbërritur në Gmail. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google prezanton telefonët e rinj më 15 Tetor

Lajmet e fundit>