Harduer

Krahas telefonit Samsung po punon me një laptop me ekran që paloset

Publikuar , 24 Tetor 2018
0
Bëhet fjalë për laptop me ekran që paloset raporton The Korea Herald. Publikimi thotë se Samsung aktualisht është duke zhvilluar një ekran të madh AMOLED për laptopët. Krahas telefonit Samsung po punon me një laptop me ekran që paloset

Prej vitesh Samsung ka folur për smartfonin me ekran që paloset, por ende nuk ka asnjë të re.

Sipas raportimeve ky telefon do të debutojë më 7-8 Nëntor në konferencën e zhvilluesve të Samsung, megjithatë sot u fol se do të jetë një tjetër produkt i kompanisë me këtë ekran.

Bëhet fjalë për laptop me ekran që paloset raporton The Korea Herald. Publikimi thotë se Samsung aktualisht është duke zhvilluar një ekran të madh AMOLED për laptopët.

Samsung është lider në këtë industri dhe një prej prodhuesve më të mirë të ekraneve OLED.

Këtë vit gjiganti i elektronikës prezantoi konkurrentin e Surface, Notebook 9 Pen, një laptop hibrid 2n1 i cili peshon 900 gram.

Detajet për këtë laptop mbeten enigmë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  FBI-ja akuzon dy Kinezë për hakimin e dhjetëra kompanive dhe agjencive shtetërore në Perëndim

Lajmet e fundit>