Harduer

Krahasimi i Core i3 me Ryzen 5 tregon sesa larg ka shkuar Intel përballë AMD

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Janar 2022
Edhe pse i përket gjeneratës së 12 ku Intel bëri revolucion me bërthamat me performancës dhe efikasitetit P dhe E, Core i3 është ndryshe se nuk ka përbërje të ngjashme. Krahasimi i Core i3 me Ryzen 5 tregon sesa larg ka shkuar Intel përballë AMD

Në një prej vëzhgimeve të para të procesorëve të rinj Intel të gjeneratës së 12-të Alder Lake, konkretisht modelin bazë Core i3-12100, na tregon sesa larg ka shkuar Intel këtë vit sa i takon performancës.

Çipi me 4 bërthama dhe 8 threads dominon mbi procesorin me 6 bërthama dhe 12 threads të AMD të dy viteve më parë Ryzen 5 3600.

Edhe pse i përket gjeneratës së 12 ku Intel bëri revolucion me bërthamat me performancës dhe efikasitetit P dhe E, Core i3 është ndryshe se nuk ka përbërje të ngjashme.

Por ka vetëm katër bërthama performance me frekuencë bazë prej 3.3Ghz dhe turbo prej 4.3Ghz.

Dy procesorët u testuan me 32GB RAM DDR4 3600Mhz, pllakë amë ROG Strix Z690-A D4 dhe karta grafike RTX 3080. Në rastin e AMD u përdor pllaka amë ROG X570.

Në lojëra si Shadow of the Tomb Raider, Microsoft Flight Simulator, Cyberpunk 2077 dhe Forza Horizon 5 Core i3-12100 jo vetëm që e tejkalon në shumë raste, por rezultati më i dobët i procesorit Intel është i barabartë me performancën e AMD Ryzen 5 3600. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj AMD Ryzen sjellin gaming në cilësi të lartë tek laptopët ultra-portativë

Tags >

AMDintel