Lajmet

Kreativët Sllovakë vizitojnë Tiranën, diskutohen sfidat e Industrisë Kreative në Shqipëri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Qershor 2019
0
Në këtë aktivitet morën pjesë kreativë të njohur në Sllovaki me njohje ndërkombëtare si Peter Kolesar, Zora Jaurova dhe Dana Kleinert. Kreativët Sllovakë vizitojnë Tiranën, diskutohen sfidat e Industrisë Kreative në Shqipëri

Më 30 dhe 31 Maj në qendrën laboratorike ICTSlab në Tiranë zuri vend Akademia Kreative me pjesëmarrjen e ekspertëve Sllovakë të kësaj industrie.

Aktiviteti u soll falë një bashkëpunimi mes SOVVA, ICTSMedia, SlovakAid, CIVITTA Slovakia dhe Universiteti Polis.

Projekti 1-vjeçar nisi në Dhjetor 2018 në qytetin e Shkodrës ku u zhvillua Akademia e Parë Kreative me pjesëmarrjen e studentëve të inxhinierisë dhe biznesit.

Industritë Kreative si reklamimi, arkitektura, artet, moda, dizajni, IT dhe media, shihen si xhevahiret e fshehur të një komuniteti inovativ.

Në këtë aktivitet morën pjesë kreativë të njohur në Sllovaki me njohje ndërkombëtare si Peter Kolesar, Zora Jaurova dhe Dana Kleinert.

Dana Kleinert është dizajnere mode me markën e saj dhe ka ndihmuar në atomizimin e industrisë së modës në Sllovaki duke krijuar Këshillin Sllovak të Modës.

Ndërsa Zora Jaurova është një producente filmash dhe eksperte e politikave kreative, drejtoreshë pranë Kryeqytetit të Kulturës Evropiane në 2013-ën, çmim që ju dha qytetit të Kosice në Sllovaki.

Peter Kolesar është partner në Civitta Slovakia dhe anëtar i bordit të drejtuesve në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Sllovaki. Ai ka shërbyer si diplomat në Uashington dhe Tel Aviv në mbështetje të ekspansionit të kompanive teknologjike Sllovake në këto tregje.

Në ditën e parë morën pjesë 26 përfaqësues të universiteteve publike dhe private, përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave mbështetesë së sektorit në një tryzeë të rrumbullakët.

Ekspertet Slovake prezantuan ekosistemin e industrive kreative në Slovaki, prezantuan dhe ndanë me pjesëmarrësit përvojen e fituar si dhe ndikimin e zhillimit të këtij sektori në ekonominë e vendit të tyre.

Më pas u vijua me një diskutim në grup i cili rezultoi me një hartëzim të ekosistemit të industrisë kreative në vendin tonë specifikisht në lidhje me:

LEXO EDHE:  WhatsApp shton një opsion që ju shpëton nga grupet e padëshiruara

  • Strukturen e sektorit dhe identifikimin e aktorëve kryesorë, identifikimin e kapitalit njerëzor, programeve të edukimit dhe formimit profesional, tekonologjisë së nevojshme për zhvillimin e sektorit, identifikimin e rajoneve me potencial për zhvillim, kuadri ligjor, skemave të financimit dhe mbështetjes, identifikimin e të dhënave, analizave apo studimeve.
  • Identifikimin e problemeve dhe vështirësive në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit
  • Rekomandime apo propozime për politikbërësit për të forcuar potencialin rritës të këtij sektori

Në ditën e dytë morën pjesë 11 përfaqësues të universiteteve publike dhe private. Gjatë aktivitetit prezantoi Peter Kolesar i cili solli eksperiencën e Neuology dhe SOVVA me inkubatorët virtualë, co-spacing, programet e akselerimit si dhe tre raste studimore në botë.

Më pas ai vijoi me analizën SWAT të industrisë kreative në Shqipëri gjatë një sesioni brainstorming. Të ndara në dy grupe, pjesëmarrësit trajtuan dobësitë e evidentuara dhe përmes metodës fishbone u përcaktuan efektet në zhvillimin e sektorit. Diskutimet në grup konkluduan me hapa konkrete për përballimin e tyre.

Gjatë këtij aktiviteti dy ditore u pa roli i rëndësishëm i përfshirjes së diasporës në zhvillimin e sektorit kryesisht në financim dhe mentorim si dhe u panë nga afër disa shembuj pozitivë.

Gjithashtu u evidentuan sfidat me të cilat përballet industria si: Mungesa e aksesit në financa për kompanitë në sektorin e industrive kreative; Mungesa e një organizimi të unifikuar përfaqësues; Mungesa e edukimit për sipërmarrësit kreativë; Mungesa e të dhënave e industritë kreative për hartimin e politikave shtetërore; Mungesa e bashkëpunimeve mes universiteteve dhe kompanive; Probleme me eksportin dhe ndërkombëtarizimin. /ICTSlab

Lajmet e fundit>