Biznes

Krijohet një front i unifikuar autoritetesh rregullatore që kundërshtojnë planet e Facebook me Libra

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Gusht 2019
0
Gjithashtu duan të dinë nëse ata kompani që kanë për të përpunuar pagesat do tu përmbahen këtyre obligimeve dhe të aplikojnë të njëjtat standarde në vende të ndryshme. Krijohet një front i unifikuar autoritetesh rregullatore që kundërshtojnë planet e Facebook me Libra

Që kriptomonedha Libra e Facebook do të haste kundërshti nuk kishte dyshim por që do të përballej me një front të unifikuar nuk ishte e parashikuar.

Autoritetet rregullatorë nga SHBA, Britania, Bashkimi Evropian dhe katër qeverive të tjera kanë kërkuar nga Facebook tu përgjigjet disa pyetjeve sesi do të mbrojë të dhënat e përdoruesit.

Rrjeti social nuk ka përmbushur dot kërkesat e autoriteteve rregullatorë në të kaluarën dhe nuk ka siguri se do të bëjë më mirë me Libra shpreheshin në letrën e tyre drejtuar rrjetit social.

Autoritetet duan të dinë që Libra do të ketë marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të dhëna personale, përfshirë transparencë dhe mjete adekuate për mbrojtjen e të dhënave personale me një grumbullim minimal informacioni.

Gjithashtu duan të dinë nëse ata kompani që kanë për të përpunuar pagesat do tu përmbahen këtyre obligimeve dhe të aplikojnë të njëjtat standarde në vende të ndryshme.

Grupi pret përgjigje nga Facebook edhe pse nuk vendosi një afat. Rrjeti social në një mënyrë apo tjetër duhet të adresojë këto shqetësime. Politikanët kanë shkuar aq larg saqë të propozojnë ndalimin e përkohshëm për punës në Libra. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nintendo ka shitur 34.74 milionë konsola Switch

Lajmet e fundit>