Vëzhgim

Krijoni dhe menaxhoni gjërat që duhet t’i bëni

Publikuar , 26 Prill 2012
0
Krijoni dhe menaxhoni gjërat që duhet t’i bëni

KanbanFlow është tërësisht falas për t’u përdorur dhe posa jeni regjistruar mësimi që do të paraqitete do të ju ndihmojë në procesin e krijimit të detyrave, zhvendosjes së tyre përgjatë bordeve, ngjyrosjes së detyrave me ngjyra, shtuarja dhe menaxhimi i nëndetyrave dhe madje rregullimin edhe të një kohëmatësi Pomodoro për të punuar me detyrat që ju i keni shtuar. Shtimi i këtyre detyrave dhe udhëheqja e tyre është mjaft e lehtë dhe ju mund ta caktoni një kohëmatës në bordet tuaja, duke përfshirë edhe nëndetyrat. Nëse nuk dëshironi që t’i vendosni të gjitha detyrat tuaja në të njëjtin bord, ju mund të krijoni aq shumë borde sa doni për t’i organizuar të gjitha veprimtaritë tuaja.

Më në fund, nëse ju punoni me të tjerë, ju mund t’i ftoni ata në shërbim për të punuar me ju dhe ju do të lajmëroheni kur ata kanë përditësuar bordet tuaja. KanbanFlow është për momentin në fazën testuese, por është mjaft i mirë dhe i shpejt. Edhe nëse nuk jeni duke kërkuar në veçanti një menaxher të detyrave të stilimit Kanban, Kanban Flow duhet të provohet.

Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë aplikacion./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>