Sipërmarrësi i softuerit të sigurisë John McAfee u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare. Sipas mediave spanjolle El Mund dhe El Pais, policia e gjeti McAfee të vdekur në burgun e Barcelonës prej ku po mbahej prej disa muajsh dhe ishte në pritje të ekstradimit në SHBA.
Raportimet e para flasin për një vetëvrasje ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes ende nuk është përcaktuar.
Autoritetet Spanjolle arrestuan McAfee në aeroportin e Barcelonës në Tetor të 2020 pas një padie nga prokurorët federalë në SHBA në lidhje me mashtrime dhe afera të pastrimit të parave.
Edhe pse shquhet për krijimin e antivirusit që sot mban emrin e tij, në vitet e fundit, McAfee mori vëmendjen e mediave për sjelljen e tij problematike. Në 2012 ndërsa jetonte në Belize atë kohë, u akuzua se kishte paguar një vrasës 5,000 dollarë për të eliminuar komshiun e tij.
Në 2019-ën u arrestua nga Republika Domenikane ndërsa po udhëtonte me një jaht i mbushur me armatim të kalibrit të rëndë dhe mjete të tjera ushtarake. /PCWorld Albanian