Blog

Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin thotë se kriptomonedha nuk ka për të prekur më rekordet e kaluara

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Dhjetor 2019
0
Wright tha se vlera e bitcoin është rritur për shkak të monedhës Tether dhe nëse bitcoin arrin atje dikush duhet të hyjë në burg sipas tij. Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin thotë se kriptomonedha nuk ka për të prekur më rekordet e kaluara

Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin parashikon se kriptomonedha nuk do të rikthehet më në vlerat rekord të arritura në Dhjetor të 2017-ës.

Gjatë një interviste Craig Wright tha se nuk do ti rezistonte dot një komenti rreth të ardhmes të bitcoin.

Ai parashikon se kriptomonedha nuk ka për tu rritur më në vlerë. Por analistë të tjerë kanë mendim tjetër. Baroni John McAfee kishte thënë se Bitcoin do të arrinte në 1 milionë dollarë më 31 Dhjetor 2020. Por sipas Wright parashikime të tilla janë të pabaza dhe nuk ka mjaftueshëm para globalisht për ta dërguar vlerën e bitcoin në 1 milionë dollarë.

Wright tha se vlera e bitcoin është rritur për shkak të monedhës Tether dhe nëse bitcoin arrin atje dikush duhet të hyjë në burg sipas tij.

Pak ditë më parë Wright tregoi një dokument i cili supozohet se konfirmon origjinën e pseudonimit Satoshi Nakamoto. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një kompani e teknologjisë blockchain sapo u vlerësua me 10 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>