Biznes

Kriminelët përmirësojë teknikat e pastrimit të parave me kriptomonedhat

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Dhjetor 2020
Pavarësisht se ky është aktivitet në rritje, transaksionet e paligjshme përbëjnë vetëm 1% të transaksioneve dixhitalen në terësi nga 35% që ishte në 2012. Kriminelët përmirësojë teknikat e pastrimit të parave me kriptomonedhat

Kriminelët po bëhen më të sofistikuar në përdorimin e kriptomonedhave për të pastruar para me miliona dollarë para të pista të cilat gjatë vitit kanë qarkulluar nëpër portofolë dixhitalë duke fshehur prejardhjen.

Të paktën 13% e të gjitha qarkullimeve në bitcoin kaluan nëpër “portofolë privatësie” të cilët e bëjnë më të vështirë gjurmimin e transaksioneve, një rritje me 2% krahasuar me 1 vit më parë.

Ndërsa transaksionet e kriptomonedhave janë sekrete, por regjistrohen në një regjistër publik quajtur blockchain ku mund të gjurmohet qarkullimi i tyre. Në dekadën e fundit agjencitë ligjzbatuese kanë përmirësuar teknikat e tyre në gjurmimin e aktivitetit të jashtëligjshëm në blockchain.

Por portofolët e privatësisë janë ndërtuar në atë mënyrë që transaksionet të jenë plotësisht anonime duke e bërë thuajse të pamundur gjurmimin e tyre.

120 mijë dollarë në bitcoin gjeneruar nga hakimi figurave të famshëm në Twitter kaluan nëpër portofolë privatësie. E njëjta teknik u përdor edhe me 280 milionë dollarë asete kriptografike të vjedhura nga bursa Aziatike KuCoin në Shtator.

Pavarësisht se ky është aktivitet në rritje, transaksionet e paligjshme përbëjnë vetëm 1% të transaksioneve dixhitalen në tërësi nga 35% që ishte në 2012. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas vitesh pritjeje Snapchat lançon Dark Mode