Harduer

Kripa mund të gjashtëfishojë kapacitetin e hard diskut!

Publikuar , 17 Tetor 2011
0
Kripa mund të gjashtëfishojë kapacitetin e hard diskut!

Ekipi i IMRE i udhëhequr nga Joel Yang ka zhvilluar një proces të ri të “nano-mostrimit” që mund të paketojë në formë të ngushtë struktura miniaturale që përmban të dhëna në pllakën e një hard disku.

Hard disku më i ri përmban rreth 0.5 Terrabit/inch2 informacione, por duke shfrytëzuar një proces të ri prodhohet një pajisje që mund të mbaj 3.3 Terrabit/inch2.

Kjo është një rritje gjashtëfish, kështu që me fjalë të tjerat mund të pritet se disqet 1TB mund të arrijnë në 6TB gjatë këtij procesi  të ri.

Procesi shfrytëzon një e-rreze ekstreme të rezolucionit të lartë që përmes litografisë shtynë prodhimin e grimcave në madhësi 10 nanometra që përmbajnë bite në një strukturë të vetme, ku pllakat tjera përmbajnë të dhëna në luster prej 7 deri në 8 nanometër. 

Yang gjithashtu ka zbuluar se ai mund të prodhojë nano-struktura edhe më të vogla 4.5 nm pa pasur nevojë të shfrytëzimit të pajisjeve tjera të shtrenjta për të bërë avancimin, duke shtuar natrium kalciumin në një solucion zhvillimi që shfrytëzohet në proceset ekzistuese të litografisë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook ka financuar një studim për leximin e trurit të njeriut

Tags >

HDD
Lajmet e fundit>