Lajmet

Kriptomonedha e Facebook nën hetim nga autoritetet Evropiane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Gusht 2019
0
Zyrtarët Evropianë thanë se ishin të shqetësuar për reduktimin e konkurrencës që mund të krijojë Libra. Autoritetet po hetojnë një integrim të mundshëm të Libra në aplikacionet dhe shërbimet e Facebook si WhatsApp dhe Messenger. Kriptomonedha e Facebook nën hetim nga autoritetet Evropiane

Kriptomonedha e propozuar nga Facebook Libra do të përballet me një hetim nga autoritetet e Bashkimit Evropian raportoi Bloomberg ditën e Marte.

Komisioni Evropian aktualisht po heton sjellje potencialisht anti-kompetitive të Libra pas shqetësimeve se sistemi i propozuar i pagesave mund të cenojë rivalët në mënyrë të padrejtë.

Libra është një monedhë kriptografike globale e Facebook e cila do të lançohet në 2020.

Zyrtarët Evropianë thanë se ishin të shqetësuar për reduktimin e konkurrencës që mund të krijojë Libra. Autoritetet po hetojnë një integrim të mundshëm të kriptomonedhës në aplikacionet dhe shërbimet e Facebook si WhatsApp dhe Messenger.

Muajin e kaluar ligjvënësit Amerikanë thanë se Facebook ka provuar në të kaluarën se nuk mund ti besohet një sistem global financiare e aq më pak të dhënat e përdoruesve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei kurrë nuk do të përgjonte SHBA thotë themeluesi i kompanisë

Lajmet e fundit>