Biznes

Kriptomonedha e Kinës do të ketë ngjashmëri me Facebook Libra

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shtator 2019
0
Në të vërtetë Banka Qendrore Kinezë ka elaboruar mundësinë e lançimit të një kriptomonedhe që prej 2014-ës për të reduktuar edhe kostot e qarkullimit të parasë tradicionale dhe rritur kontrollin ndaj saj. Kriptomonedha e Kinës do të ketë ngjashmëri me Facebook Libra

Kina propozoi një kriptomonedhë të re dixhitale e cila do të ketë ngjashmëri me Facebook Libra dhe do të mund të përdoret në platforma të mëdha pagesash si WeChat dhe Alipay tha një zyrtar i lartë i bankës qendrore.

Mu Changchun tha se zhvillimi i monedhës do të ndihmonte në mbrojtjen e sovranitetit e këmbimit të valutave të huaja ndërsa aplikacionet komerciale të monedha të tilla po zgjerohen.

“Kjo monedhë do të mbrojte sovranitetin tonë monetar dhe duhet të përgatitemi për ditët me shi,” tha Ai.

Ai vijoi më tutje duke thënë se monedhat do të jenë po aq të sigurta sa edhe paratë prej letre që hedh banka qendrore në qarkullim dhe mund të përdoret edhe pa një lidhje interneti.

Në të vërtetë Banka Qendrore Kinezë ka elaboruar mundësinë e lançimit të një kriptomonedhe që prej 2014-ës për të reduktuar edhe kostot e qarkullimit të parasë tradicionale dhe rritur kontrollin ndaj saj.

Kriptomonedha mund të hidhet në qarkullim që nga data 11 Nëntor raportonin mediat Amerikane. Kina ka shtuar përpjekjet për një kriptomonedhë dixhitale që kur Facebook zbuloi planet e Libra.

Sipas Mu, kriptomonedha e Kinës është një balancë mes pagesave anonime dhe parandalimit të pastrimit të parave. Do të ketë ngjashmëri të mëdha me Libra por jo një kopje direkte. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një qytet në Florida detyrohet tu paguajë hakerëve 600,000 dollarë në bitcoin

Lajmet e fundit>