Biznes

Kriptomonedha Ether, rekord pas rekordi

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Maj 2021
Interesi në kriptomonedha është rritur ndjeshëm në muajt e fundit ndërsa bitcoin vazhdimisht po arrinte rekord të reja. Kriptomonedha Ether, rekord pas rekordi

Ether, kriptomonedha dixhitale e lidhur me blockchainin Ethereum, arriti një rekord të ri ditën e Marte në 3,456 dollarë. Vetëm gjatë këtij viti kriptomonedha është rritur me 350%.

Interesi në kriptomonedha është rritur ndjeshëm në muajt e fundit ndërsa bitcoin vazhdimisht po arrinte rekord të reja. Një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe rritja e interesi institucional dhe kompanive madhor si Tesla që po blejnë kriptomonedha.

Bitcoin është përshkruar si ariti dixhital ose si një asete që ruan vlerën sidomos në tensione gjeopolitike dhe financiare por edhe si armë kundër inflacionit.

Po Ethereum është ndryshe. Sillet më shumë si një platformë mbi të cilën zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione. Ethereum është emri i platformës blockchain ndërsa ether është monedha dixhitale e cila fuqizon platformën.

Të ashtuquajturat “kontrata inteligjente” janë një prej tipareve kryesore të Ethereum. Këto janë kontrata të cilat ekzekutohen automatikisht përmes kodit.

Ka pasur një rritje interesi për Ethereum dhe përdorimin e tij në financat e decentralizuara, ose DeFi. Janë shërbime financiare bazuar në blockchain, siç është kredidhënia, e cila në teori shmang bankat.

Muajin e kaluar Banka Evropiane e Investimi hodhi në qarkullim bondin e parë dixhital bazuar në Ethereum. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tesla fillon shitjen e makinave elektrike me Bitcoin