Biznes

Kriptomonedha meme Shiba Inu mund të përdoret për rezervimin e 2.2 milionë hoteleve

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2021
Shërbimi debutoi në 2017-ën dhe shumë shpejtë u bë popullor tek udhëtuesit dhe adhuruesit e kriptomonedhave. Kriptomonedha meme Shiba Inu mund të përdoret për rezervimin e 2.2 milionë hoteleve

Kompania e udhëtimeve me në fokus kriptomonedhat Travala lajmëroi ditën e sotme se do të pranojë Shiba Inu si formë pagese.

Kjo do të thotë se kriptomonedha mund të përdoret për të rezervuar në 2.2 milionë hotele të listuara në platformë në mbarë botën.

Dogecoin, kriptomonedha e parë që nisi si shaka, u shtuar në listën e opsioneve të pagesave në fillim të muajit Maj.

Në Korrik Travala lançoi Dtravel, një shërbim i decentralizuar i qirasë që do të konkurrojë me kompani si Airbnb. Pronësia përcaktohet me ndihmon një modeli organizata të decentralizuara (DAO).

Shërbimi debutoi në 2017-ën dhe shumë shpejtë u bë popullor tek udhëtuesit dhe adhuruesit e kriptomonedhave.

Vitin e kaluar Travala u shkri me konkurrentin TravelbyBit, një kompani ku një prej bursave më të mëdha në botë Binance ka investuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përgjysmohet vlera e Bitcoin dhe Ether