Lajmet

Kriptomonedha Squid Game një mashtrim i madh 3.3 milionë dollarësh

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Nëntor 2021
Mëngjesin e së Hënës kriptomonedha ra në 0 dollarë dhe uebsajti u zhduk. Mashtruesit thuhet të kenë fituar 3.38 milionë dollarë. Kriptomonedha Squid Game një mashtrim i madh 3.3 milionë dollarësh

Një kriptomonedhë e inspiruar nga filmi Squid Game joshi investitorët deri në atë masë saqë vlera e saj arriti 2,800 dollarë dhe krijuesit u zhduken.

Kriptomonedha e quajtur $SQUID debutoi në fund të tetori dhe u rrit me 310,000 përqind në vetëm pak ditë.

Supozohej se do të ishte një mënyrë për të luajtur një lojë online bazuar në seritë Koreano Jugore ku njerëzit të zhytur në borxhe detyroheshin të luanin një lojë vdekjeprurëse.

Mëngjesin e së Hënës kriptomonedha ra në 0 dollarë dhe uebsajti u zhduk. Mashtruesit thuhet të kenë fituar 3.38 milionë dollarë.

Ishin disa shenja që e paraqisnin kriptomonedhën si mashtrim që nga fillimi. Uebsajti ishte plot gabime gramatikore dhe njerëzit që blinin monedha nuk mund ti shisnin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Filmi Korean Squid Game me kriptomonedhë, vlera e saj rritet me 2400%