Blog

Kriptomonedhat e vogla morën goditjen më të rëndë nga vështirësitë që po kalon Facebook Libra

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Korrik 2019
0
Ethereum ka humbur thuajse gjysmën e vlerës. Kriptomonedha e re XRP ra me 40% ndërsa Litecoin dhe Bitcoin Cash me 40 dhe 42% respektivisht. Kriptomonedhat e vogla morën goditjen më të rëndë nga vështirësitë që po kalon Facebook Libra

Bitcoin nuk ka qenë kriptomonedha e vetme e cila ka vuajtur nga kritikat nëpër të cilat po kalon plani i Facebook për kriptomonedhën Libra por edhe monedhat e vogla.

Bitcoin ra me 30% nga pika më e lartë në 18 muaj prej 14,000 dollarësh pas shqetësimeve të ngritura nga politikanë dhe autoritete në SHBA dhe Evropë ndaj planit të rrjetit social.

Ethereum ka humbur thuajse gjysmën e vlerës. Kriptomonedha e re XRP ra me 40% ndërsa Litecoin dhe Bitcoin Cash me 40 dhe 42% respektivisht.

Ditën e Mërkure shefat e financave të G7-ës hodhën dyhsime mbi planin e Facebook.

Guvernatori i Bankës Japoneze tha se një task force e G7 duhet të ngritet për të hetuar kriptomonedhat si Libra.

Në SHBA senatorët e të dy partive, asaj Demokratike dhe Republikane, kritikuar projektin. Pasi Facebook zbuloi projektin Libra, bitcoin u rrit me 55% në vetëm nëntë ditë.

Investitorët e panë lëvizjen e Facebook si një hap i parë drejt adoptimit masiv të kriptomonedhave. Gjatë kësaj periudhe edhe katër kriptomonedhat e tjera u rritën me 10 deri në 33% në vlerë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook dhe si funksionon?

Lajmet e fundit>