Biznes

Kriptomonedhat nuk janë aq të decentralizuara sa reklamohen thotë një raport

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Qershor 2022
Trail of Bits i përshkruan “centralizime të paqëllimshme” si rrethana nën të cilat entitete të ndryshme kanë ndikim mbi sistemet e decentralizuara dhe mundësinë për të ndërhyrë në rekordet e pronësisë. Kriptomonedhat nuk janë aq të decentralizuara sa reklamohen thotë një raport

Një prej avantazheve të mëdha të kriptomonedhave mbi sistemet e tjera financiare është fakti se nuk ka një bankë apo qeveri që e kontrollon.

Një raport i hulumtuesve të Trail Bits miratuar nga DARPA (Defense Advanced Research Project Agency) thotë se nuk është plotësisht e vërtetë dhe ka disa centralizime të pa qëllimshme në sistemet e decentralizuara.

“Konsiderohet si e mirëqenë se blockchain është imun dhe i decentralizuar, sepse komuniteti thotë kështu,” tha Dan Guido, CEO i Trail of Bits.

Ai tha se fuqia e kriptomonedhave është e përqendruar në mesin e njerëzve ose organizatave të cilat zotërojnë një pjesë të madhe të tyre. Si çdo sistem tjetër kapitalist, shumë mund të mos jenë dakord.

Trail of Bits i përshkruan “centralizime të paqëllimshme” si rrethana nën të cilat entitete të ndryshme kanë ndikim mbi sistemet e decentralizuara dhe mundësinë për të ndërhyrë në rekordet e pronësisë.

Raporti citon se tre ISP mund të përballojnë 60 përqind të trafikut të bitcoin. Një rrjet blockchain mund të dëmtohet nëse një autoritet rregullator komunikimi, një haker apo dikush tjetër me ndikim në këto ISP ngadalëson ose ndërpret trafikun e bitcoin.

Gjithashtu ka dobësi në rrjetin e bitcoin. Raporti gjeti se 21% e nyjeve kanë versione të vjetra dhe vulnerabil të bërthamës së bitcoin client.

Këtë javë u raportua se platforma e kredi dhënies Solend ishte përpjekur të merrte kontrollin e llogarisë më të madhe sepse tha se operatori mund të kishte ndikim të madh mbi lëvizjet e tregut. Sipas Solend marrja nën kontroll e përkohshme e investitorit “balenë” do të likuidonte pozicionin e tyre dhe të shmangte ndërprerje të mundshme.

Një propozim që lejonte platformën të bënte lëvizje kontroverse kaloi ditën e Dielë. Megjithatë përdoruesit e Solend votuan një propozim tjetër që anulonte të parin me 99.8% të votave në favor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook Messenger lançon enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit