Harduer

Kriza e çipeve, Sony ul prodhimin e PlayStation 5

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Nëntor 2021
Kriza e çipeve shoqëruar nga masa e ashpra të Covid-19 në vendet ku prodhohen çipet e konsolës kanë shkaktuar mjaftueshëm probleme. Kriza e çipeve, Sony ul prodhimin e PlayStation 5

Sony PlayStation 5 me shumë gjasa nuk do të arrijë të tejkalojë shitjet e PS4 në vitin e parë dhe kjo se i mungon popullariteti, përkundrazi kriza e çipeve.

Kompania ka shkurtuar prodhimin nga 16 milionë njësi në 15 milionë dhe tani objektivi i kompanisë është të shesë 14.8 milionë PS5 deri në Mars të vitit të ardhshëm.

Konsumatorët do ta kenë thuajse të pamundur të ketë në duar një konsolë PS5 gjatë sezonit të pushimeve. Problemet e Sony nuk janë vetëm me zinxhirin prodhues por edhe logjistikën.

Kriza e çipeve shoqëruar nga masa e ashpra të Covid-19 në vendet ku prodhohen çipet e konsolës kanë shkaktuar mjaftueshëm probleme.

Prodhues të tjerë konsolash si Nintendo gjithashtu po vuajnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkarkohet shefi ekzekutiv i aplikacionit Parler

Tags >

Sony