Biznes

Kriza e çipeve, Toyota ul prodhimin me 40%

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Gusht 2021
Pandemia e Covid-19 ka rritur kërkesën për pajisje dhe produkte të cilat përdorin çipe si telefonë, televizorë dhe konsola lojërash. Kriza e çipeve, Toyota ul prodhimin me 40%

Toyota do të ulë prodhimin me 40% në Shtator për shkak të krizës së çipeve. Prodhuesi më i madh në botë i makinave kishte planifikuar të prodhojë 900 mijë makina por muajin e ardhshëm do të prodhojë vetëm 540 mijë.

Volkswagen, prodhuesi i dytë më i madh në botë, ka paralajmëruar se mund të vuajë nga pasoja të njëjta në të ardhmen.

Pandemia e Covid-19 ka rritur kërkesën për pajisje dhe produkte të cilat përdorin çipe si telefonë, televizorë dhe konsola lojërash.

Rivalët e Toyota si General Motors, Ford, Nissan, Daimler, BMW dhe Renault kanë ulur prodhimin për shkak të krizës globale të çipeve.

Deri më sot Toyota kishte shmangur diçka të tillë por tashmë jo më. 360 mijë makina më pak do të prodhohen nga Toyota muajin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube, shumica e raportimeve për të drejtën e autorit zgjidhen në favor të ngarkuesit