Harduer

Kriza e çipeve vulos fatin e smartfonit shumë popullor të Samsung

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Shtator 2021
Kriza e çipeve si duket e ka detyruar Samsung të marrë një vendim të vështirë. Kriza e çipeve vulos fatin e smartfonit shumë popullor të Samsung

Pritej prej disa javësh që Samsung të prezanton Galaxy S21 FE me spekulime të cilat kishin përcaktuar Gushtin në evenimentin Unpacked.

Nuk ndodhi që shumë e prisnin dhe më pas u tha se S21 FE do të mbërrinte në Tetor. Sipas raportimeve të fundit që vinë nga Koreja e Jugut, gjiganti i elektronikës ka vendosur ta anulojë plotësisht dhe shkak për këtë është performanca e shkëlqyer e Galaxy Z Flip 3 dhe kriza e çipeve.

Samsung kishte përgatitur një eveniment Unpacked në mesin e Tetorit, por një përfaqësues i kompanisë ka thënë se nuk do të ndodhë dhe nuk dihet nëse smartfoni do të godasë ndonjëherë tregun.

Galaxy Z Flip 3 me çipin Snapragon 888 po shitet mjaft mirë, të njëjtin procesor që do të kishte S21 FE.

Kriza e çipeve si duket e ka detyruar Samsung të marrë një vendim të vështirë. S20 FE erdhi vitin e kaluar si një variant buxhetor i linjës S20 dhe shumë shpejt provoi si një prej smartfonëve më të mirë në treg me balancën perfekte mes cilësisë dhe kostos.

Kjo rriti së tepërmi pritshmëritë për S21 FE dhe anulimi i tij mund të shkaktojë pakënaqësi të mëdha tek besnikët e Samsung. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung mban një eveniment Unpacked më 20 Tetor

Tags >

samsung