Biznes

Kriza nuk ka të ndaluar, Bitcoin bie nën 4,000 dollarë

Nov 25 2018
0 Shpërndarje
Rënia nisi në mesin e Nëntorit kur monedha ra nën 6,000 dollarë që ishte edhe niveli i suportit. Që nga ajo ditë bitcoin ka hasur vështirë të largohet nga 4,000 dollarët. Kriza nuk ka të ndaluar, Bitcoin bie nën 4,000 dollarë

Sikur të mos mjafton rënia e javës së kaluar, Bitcoin e ballafaqua me një fundjavë të egër. Monedha ra edhe me 10% të tjera në rreth 3,700 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinMarketCap.com

Kjo është pika më e ulët që nga Shtatori i 2017-ës..

Në shtatë ditë monedha më popullore në botë ka humbur 35% të vlerës dhe është rënia më e madhe në një javë që nga Prilli i 2013-ës kur monedha humbi 44% sipas CoinDesk.

Rënia nisi në mesin e Nëntorit kur monedha ra nën 6,000 dollarë që ishte edhe niveli i suportit. Që nga ajo ditë bitcoin ka hasur vështirë të largohet nga 4,000 dollarët.

Monedha pati një Tetor të qëndrueshëm ku këmbehej në 6,500 dollarë.

Sipas një raporti të fundit të Bloomberg, autoritetet Amerikane thuhet se kanë nisur një hetim nëse vlera prej 20,000 dollarësh e arritur vitin e kaluar ishte fryrë artificialisht. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>