Blog

Kryebashkiaku i Nju Jorkut do të marrë pagën në Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Nëntor 2021
Ngjan më shumë me një konkurs mes dy drejtuesve ndërsa po përpiqen të shndërrojnë qytetet e tyre në qendër të kriptomonedhave. Kryebashkiaku i Nju Jorkut do të marrë pagën në Bitcoin

Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut Eric Adams tha përmes një cicërime në rrjetin social Twitter ditën e Enjte se ai dëshiron tre pagesat e para ti marrë në Bitcoin.

Është një sinjal i qartë se Nju Jorku do të jetë krahëhapur ndaj kriptomonedhave. Deklarata e tij vjen pasi kryebashkiaku i Miami gjithashtu tha se do të merrte pagën e ardhshme 100% në bitcoin.

Ngjan më shumë me një konkurs mes dy drejtuesve ndërsa po përpiqen të shndërrojnë qytetet e tyre në qendër të kriptomonedhave.

Adams kishte premtuar se do të shikonte çfarë e ka ngadalësuar investimin në kriptomonedha në Nju Jork ndërsa Francis Suarez i Miami ka mbështetur një projekt MiamiCoin ku njerëzit mund të investojnë kriptomonedha në qytet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin bie nën 30 mijë dollarë por rikuperon