Blog

Tirana me një hapësirë të re të inovacionit dhe robotikës, Kryebashkiaku Veliaj premton një buxhet të veçantë për këto nisma

Oct 22 2018
0 Shpërndarje
Kryetari i Bashkisë së Tiranës premtoi se do të mbështesë të tilla nisma, madje do të kërkojë që të ketë një zë të veçantë në buxhetin e bashkisë Tirana me një hapësirë të re të inovacionit dhe robotikës, Kryebashkiaku Veliaj premton një buxhet të veçantë për këto nisma

Tirana ka tanimë një hapësirë të inovacionit dhe robotikës, ku fëmijët mund të edukohen për të nxitur kreativitetin dhe të mësojnë mbi inovacionin.

“Të gjithë duan ndryshimin, që gjërat të bëhen, por asnjë nuk thotë do ta bëj vetë. Secili thotë: Jo, jo, të vijë ndryshimi, por të ndryshojë dikush tjetër. Unë besoj se kjo sfidon jo vetëm një grup fëmijësh.

Jam i bindur se secili prej jush do të gjejë veten, për mekanikë, elektronikë, por ajo që besoj se është më e rëndësishme është të kuptojmë se kjo është një mundësi fantastike që ndoshta nuk e kanë të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Më vjen mirë që këtu ka fëmijë nga Shtëpia e Fëmijës, nga komunitete të ndryshme”, tha Erion Veliaj.

Pas suksesi në Gjakovë e Prishtina, qendra Bonevet erdhi edhe në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës premtoi se do të mbështesë të tilla nisma, madje do të kërkojë që të ketë një zë të veçantë në buxhetin e bashkisë: “Dua që në buxhetin e Bashkisë së Tiranës të vendosim një fond për t’iu bashkuar sfidës, e mandej ju mund ta vendosni vetë si do ta përdorni.

Mund ta përdorni si bursa, mund ta përdorni për të shtuar kapacitetet, mund ta përdorni për të shtuar programet që ofroni, por duam që të jemi pjesë e një historie suksesi që lind sot. Na quani partnerë, jo vetëm me llafe, por edhe për të investuar në një risi që do transformojë”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se së shpejti edhe Piramida do të shndërrohet në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit. /Top Channel

Lajmet e fundit>