Biznes

Kryeministri Britanik kërkon alternativë që të përjashtojë Huawei nga rrjeti 5G

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Janar 2020
0
Kryeministri pritet të marrë vendimin final nëse do të lejohet përdorimi i teknologjisë së Huawei në pjesët jo-qendrore të rrjeteve të telekomunikacionit në Britani. Kryeministri Britanik kërkon alternativë që të përjashtojë Huawei nga rrjeti 5G

Kryeministri Britanik Boris Johnson insistoi se nuk do të rrezikonte sigurinë e vendit me teknologjinë 5G por tha se kritikët e firmës Kineze të teknologjisë Huawei duhet të japin një alternativë.

Kryeministri pritet të marrë vendimin final nëse do të lejohet përdorimi i teknologjisë së Huawei në pjesët jo-qendrore të rrjeteve të telekomunikacionit në Britani.

Gjatë një interviste ai tha se publiku Britanik meriton të ketë teknologjinë më të mirë të mundshme si dhe internet broadband gigabit për të gjithë. Nëse dikush kundërshton teknologjinë e një kompanie apo një tjetër, në fillim duhet të na tregojë cila është alternativa.

SHBA kanë paralajmëruar vazhdimisht Britaninë nëse lejon Huawei të operojë rrjetin 5G. Zyrtarët Amerikanë thonë se është një çmenduri nëse kjo ndodh. Australia ka përjashtuar Huawei nga ndërtimi i rrjetit 5G vitin e kaluar.

Por gjatë fundjavës shefi i inteligjencës Britanike Mi5 tha se nuk ka arsye të mendohet se përdorimi i teknologjisë së Huawei mund të cënojë marrëdhëniet e inteligjencës me SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e telefonëve Sony dhe LG në pikën më të ulët