Lajmet

Kryeministri i Zelandës së Re i kërkon falje Kim DotCom

Publikuar , 30 Shtator 2012
0
Kryeministri i Zelandës së Re i kërkon falje Kim DotCom

Kryeministi i Zelandës së Re John Key i kërkoi falje Kim DotCom për shkak se dështoi ta mbronte atë kundër vëzhgimit jo të ligjshëm që iu bë atij nga autoritetet përkatëse.

DotCom është “truri” pas gjithë çeshtjes MegaUpload, shërbimi për ndarje të dhënash që u mbyll për shkak të shkeljes së ligjeve për të drejtat e autorit.

Ndjesa e kryeministrit ka të bëjë me një hetim që u zbulua se zyra e sigurisë po bashkëpunonte me SHBA-të, për të spiunuar dhe vëzhguar DotCom. Çeshtja kundër themeluesit të MegaUpload është bërë shumë e diskutueshme që nga hapja e saj. Një gjyqtar i ri vendosi se lejet që ishin dhënë për të kontrolluar vilën e DotCom ishin të rreme.

DotCom,ndër të tjera pati probleme për gjetjen e një përfaqësuesi ligjorë. Problemi qëndronte se DotCom ka origjinë Gjermane, dhe si rrjedhoje autoritet kanë të drejtë ta kontrollojnë.

Ajo që nuk ishte parë me kujdes për një arsye të çuditshme ishte se DotCom ka shtetësi të dyfishtë, Gjermane dhe të Zelandës se Re. Me ligj, GCSB (zyra e sigurimit) nuk lejohet të spiunojë mbi qytetarët e vet. Drejtori i GCBS Ian Fletching e pranoi gabimin dhe mori përgjegjësitë e veta.

Pavarësisht gjithë këtyre muajve me probleme, DotCom ka në plan të krijojë shërbime të tjera si MegaBox,i cili është i bazuar në Cloud. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nga sot mund të ndryshoni emrin tuaj në PlayStation

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>