Lajmet

Kryeministri Italian: Huawei dyert e hapura për 5G në Itali

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Prill 2019
0
“I thashë se kemi adoptuar disa masa për të mbrojtur interesat tona, jo vetëm nga Huawei por nga çdo kompani tjetër që hyn në fushën e 5G-së,” tha Ai. Kryeministri Italian: Huawei dyert e hapura për 5G në Itali

Kryeministri Italian Xhuzepe Konte tha ditën e Premte se Huawei do të ketë rrugën e hapur për të punuar në rrjetin 5G të operatorëve të telekomunikacionit në Itali.

Deklaratën ai e dha gjatë një vizite në Kinë ku u takua edhe me shefin ekzekutiv të Huawei Ren Zhengfei. Komentet e tij u publikuan në Sky Italia.

“I thashë se kemi adoptuar disa masa për të mbrojtur interesat tona, jo vetëm nga Huawei por nga çdo kompani tjetër që hyn në fushën e 5G-së,” tha Ai.

Huawei është prodhuari më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Në muajt e fundit është vënë nën presionin Amerikan pasi Shtetet e Bashkuara kërkuan nga aleatët të mos përdorin teknologjisë e Huawei.

SHBA frikësohet se Huawei është një vegël e qeverisë Kineze dhe se përdoret për të përgjuar vendet Perëndimore. Huawei vazhdimisht ka mohuar këto akuza duke i quajtur të pabaza dhe pavertetuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hapet tenderi i parë i privatizimit të Telekomit të Kosovës

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>