Biznes

Kryeministri Rama: Nga nesër 50% më shumë internet

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Mars 2020
0
Ofertat e reja dhe çmimet e zbritura do të bëhen publike që nga dita e nesërme nga operatorët celularë, fiks dhe të internetit në Shqipëri. Kryeministri Rama: Nga nesër 50% më shumë internet

Duke nisur nga dita e nesërme, kompanitë telefonike do të ofrojnë 50 % më shumë internet falas për një periudhë 5 javore.

Lajmin e dha Kryeministri i vendit z. Edi Rama gjatë një transmetimi live në rrjetin social Facebook dhe tha se këto lehtësira vinë gjatë periudhës së karantinimit.

Gjithashtu çdo kompani internetit, fiks apo celular do të ofrojë akses falas në platformat edukative. Nga ana tjetër ai bëri thirrje për përdorimin me përgjegjësi të internetit duke vënë theksin tek kolapsimi që ndodhi në vende të tjera për shkak se u ofrua internet falas për 10 ditë.

Ai tha se duke u treguar të përgjegjshëm me përdorimin e tij ne do të shmangim një skenar të tillë dhe kjo është arsyeja pse strategjia e ofrimit të internetit falas në Shqipëri u ndryshua.

Konkretisht shqiptarët do të përfitojnë:

  • 50% më shumë internet për 5 javët e ardhshme
  • Akses falas në internet në çdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH pa limit
  • Akses në platforma edukative për fëmijë të çdo moshë 60% më lirë
  • Zgjatje të ofertave për internet fiks dhe televizor
  • Paketat e reja do të përfshijnë zbritjet e lartpërmendura
  • Paketat e reja nga ALBtelecom 1 muaj falas

Ofertat e reja dhe çmimet e zbritura do të bëhen publike që nga dita e nesërme nga operatorët celularë, fiks dhe të internetit në Shqipëri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të kërkoni fjalë specifike në një video YouTube