Lajmet

Kryeministri Rama: Tirana do të shndërrohet në një qendër rajonale inovacioni

Oct 2 2018
0 Shpërndarje
Kryeministri Rama ishte në Gjenevë të Zvicrës ku mori pjesë në takimin “Dialogu Strategjik për Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Kryeministri Rama: Tirana do të shndërrohet në një qendër rajonale inovacioni

Nga Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Gjenevë, Kryeministri Rama bëri të ditur se Tirana do të shndërrohet në Qendër Rajonale Inovacioni.

Rama mori pjesën në takimin “Dialogu Strategjik për Ballkanin Perëndimor” dhe tha se me mbështetjen e Forumit Ekonomik në Tiranë do të ngrihet një Qendër Inovacioni që do të shërbejë si pikë referimi për inovacionin dhe kërkimin në fushën e teknologjisë.

“Unë kam kënaqësinë të informoj se është vendosur që qendra e afiluar e të ashtuquajturit revolucion i katërt industrial do të jetë në Tiranë, qendra rajonale që do të shërbejë si një pikë referimi për inovacionin, për kërkimin në fushën e teknologjisë dhe do të jetë pjesë e rrjetit të këtyre qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror në San Francisco dhe në vende të tjera, që do të sjellë një vlerë të shtuar, besoj, në një proces ku Shqipëria dhe rajoni kanë hyrë, që është procesi i digjitalizimit dhe i inovacionit.”, tha Rama.

Ende kjo nuk ka për të qenë qendra e parë e inovacionit në Tiranë. Gjatë hapjes së edicionit të gjashtë të ICT Awards, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se Piramida e Tiranës do të shndërrohej në një qendër IT. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>