Ja se si

Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10

Publikuar , 08 Tetor 2011
0
Ktheni menynë klasike në Ubuntu 11.10

Në muajt e fundit, Ubuntu ka vuajtur nga mëdyshja e njëjtë pas lajmërimit që Ubuntu 11.10 nuk do ta ketë më menynë klasike start.

Pas lëshimit të fundit të Ubuntu 11.10 Oneiric Ocelot, është bërë e qartë që menyja klasike është zëvendësuar nga Unity 2D dhe 3D.

Sidoqoftë, megjithë ndryshimin në verisonin Oneiric, është e mundur që të bëhet rikthimi i menysë klasike në Ubuntu 11.10.

Për ta marrë menynë klasike start, hapni terminalin dhe shkruani urdhërin e mëposhtëm për ta instaluar pakon Gnome Panel:

sudo apt-get install gnome-panel

Sapo të jetë instaluar, klikoni në ikonën “gear” nga ekrani hyrës dhe përzgjedhni Gnome Classic përpara se të kyçeni sërish.

Kjo do t’ua rikthejë menynë klasike Start në Ubuntu 11.10. Nëse kyçeni në Classic Session, lëshuesi i Unity nuk do të jetë i gatshëm dhe të gjitha opsionet e Classic Session do të paraqiten siç ishin në versionin e kaluar të sistemit Ubuntu./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Shtetet e Bashkuara sulm masiv kibernetik ndaj Iranit

Lajmet e fundit>