A do të suprizoheshit po të mësonit se gjysma e 100,000 uebfaqeve më të vizituara hostohen në Amerikën e Veriut? Në fakt kompania lider e hostimit të këtyre 100,000 uebfaqeve është Amazon me mbi 4921. Në Europë Gjermania është lider në hosting ndërsa me 7479 uebfaqe të hostuara nga 100,000.
Në rang botëror vendin e parë e mbajnë Shtetet e Bashkurara me 45818 uebfaqe të hostuara nga 100,000. Sipas kontinenteve përsëri udhëheq Amerika e Veriut me 48944 uebfaqe, ndjekur nga Europa me 29964 dhe Azia me 18702 uebfaqe të hostuara nga 100,000 më të vizituarat. Ndërsa shifrat që vinë nga Amerika e Jugut, Afrika dhe Oqeania janë pothuajse të pa përfillshme. Për më shumë detaje të shoqëruar me ilustrime përkatëse ju ftojmë të ndiqni infografikun e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)