Lajmet

Ku mund të shihni filmin e shumë debatuar “The Interview”

Publikuar , 25 Dhjetor 2014
0
Ku mund të shihni filmin e shumë debatuar “The Interview”

53677042f88ea530a6791460500f9afca6123b21Dëshironi të shikoni filmin i cili ka bërë shumë zhurmë kohët e fundit? Kompania Sony e lançoi filmin “The Interview” edhe pas kërcënimeve të shumta nga Koreja e Veriut, e cila çoi në të ashtuquajturën luftë kibernetike midis Amerikës dhe Koresë. Filmi ishte i disponueshëm që prej orëve të para të ditës së sotme në YouTube, Google Play dhe Xbox Video. Ai do t’ju kushtojë 5.99 dollarë për ta marrë me qera dhe 14.99 dollarë për ta blerë. Gjithashtu ai do të jetë i disponueshëm në Android dhe në iPhone, iPad, Roku, Nexus TV, Chromecast si dhe në sajtin zyrtar të YouTube dedikuar filmave, YouTube Movies.

Fansat do të munden ta shikojnë filmin “The Interview” në platforma të caktuara, të cilat janë:

Google Play: filmi është i disponueshëm të blihet ose të merret me qera në https://play.google.com/store dhe mund të ndiqet në aplikacionin Play Movies & TV në telefonat dhe tabletët iOS e Android ose mund ta shikoni nëpërmjet Chromecast, Roku ose Nexus Player.

YouTube: filmi mund të shikohet edhe në YouTube nëpërmjet https://www.youtube.com/movies si në web, në aplikacionin YouTube ose në pajisje si Chromecast, Apple TV, PlayStation dhe Xbox. Xbox Video i Microsoft: ky film mund të blihet ose merret me qera nga aplikacioni i Xbox Video në Xbox One, Xbox 360, Windows 8, Windows Phone 8 dhe XboxVideo.com.

SeetheInterview.com: Filmi ka edhe një Uebsajt të dedikuar www.seetheinterview.com që sponsorizohet nga Sony Pictures në bashkëpunim me Kernel dhe me sistemin e pagesave Stripe e cila është një platformë shumë e besueshme.

Përveç Google Play, YouTube, Microsoft dhe www.seetheinterview.com, filmi “The Interview” do të jepet gjithashtu edhe në 300 teatro të Shteteve të Bashkuara sot. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Edhe Japonia ndalon blerjen e pajisjeve të telekomunikacionit të Huawei

Lajmet e fundit>