Analiza

Ku ndryshon Windowsi 32-bit nga 64-bit?

Dec 30 2018
0 Shpërndarje
Varet nga procesori nëse arkitektura e kompjuterit është 32-bit ose 64-bit. Shumica e procesorëve kompjuterike hyjnë në dy kategori 64-bit dhe 32-bit. Ku ndryshon Windowsi 32-bit nga 64-bit?

Kur dëshironi të zgjidhni mes versioneve të Windows 10-ës, ajo që mendoni është nëse duhet të merrni edicionin Home apo Pro.

Ndërsa ka dallime mes versioneve të Windows, në këtë mes hyn edhe një faktor tjetër: A është sistemi 32-bit apo 64-bit?

Shpesh mund të keni dëgjuar rreth termave në fjalë por mbase nuk i keni kuptuar asnjëherë.

Prandaj në këtë artikull do të hyjmë më në detaje për të kuptuar çfarë këto terma thonë për sistemin operativ që keni në përdorim.

Çfarë e bën një kompjuter 32 ose 64-bit?

Varet nga procesori nëse arkitektura e kompjuterit është 32-bit ose 64-bit. Shumica e procesorëve kompjuterike hyjnë në dy kategori 64-bit dhe 32-bit.

Kështu ka qenë prej vitesh ku modelet 64-bit janë më të fuqishëm sesa ato 32-bit për shkak se mund të përpunojnë më shumë informacion.

Për të kuptuar diferencat mes 32-bit dhe 64-bit duhet të kupton rolin e një “bit” në sistemin binar. Ndryshe nga sistemi decimal, i cili ka 10 shifra, sistemi binar ka vetëm dy: 0 dhe 1.

Kështu një numër 32-bit ka 4,294,967,296 adresa të mundshme. Kapaciteti i një numri 64-bit është 18,446,744,073,709,551,616. Krahasimi mes këtyre dy shifrave tregon edhe diferencën e madhe.

Kur instaloni Windows-in ju mund të zgjidhni mes 32-bit dhe 64-bit.

Ku ndryshon Windows 32-bit me atë 64-bit?

Nëse keni një procesor 64-bit atë herë duhet të instaloni një Windows 64-bit për të përfituar nga avantazhet e tij. Versionet 32-bit të Windows funksionon me procesorët 64-bit por nuk mund të shfrytëzojnë gjithë potencialin e tij.

Nga ana tjetër nuk mund të instaloni një Windows 64-bit në një kompjuter me procesor 32-bit. Megjithatë softuerët 32-bit mund të funksionojnë me një Windows 64-bit.

LEXO EDHE:  Riorganizimi i Microsoft, largohet shefi i Windows-it

Është një faktor kyç që ndryshon dy versionet e Windows. Versioni 32-bit mund të përdorë deri në 4GB RAM. Nëse keni një kompjuter me 16GB RAM me Windows 32-bit atëherë keni në përdorim vetëm 4GB.

Një tjetër dallim është tek folderi “Program Files.” Në versionin 32-bit keni vetëm një folder të quajtur “Program Files.”

Në sistemet 64-bit krahas Program Files është një folder “Program Files (x86) për softuerët 32-bit. Kjo sepse shkrimi i softuerit 32-bit është ndryshe nga ai 64-bit.

Versionet e vjetra të Windows, si Windows 3.1, funksiononin me softuer 16-bit.

Diferenca mes programeve 32-bit dhe 64-bit

Kur instalon një softuer varet nga zhvilluesit nëse është 32-bit apo 64-bit. Disa zhvillues ofrojnë vetëm versione 32-bit e disa të tjerë u lënë të zgjidhni.

Nëse keni Windows 64-bit duhet të instaloni softueri 64-bit kur e keni të mundur. E nëse një zhvillues nuk e ofron një version 64-bit të softuerit atëherë mund të përdorni edhe atë 32-bit.

Versionet 64-bit të programeve nuk kanë për tu çuditur me ndonjë shpejtësi marramendëse krahasuar me ato 32-bit. Por më së shumti përfitojnë në siguri dhe mund të përdorin më shumë RAM dhe si rezultat janë më stabil.

Cilin version të Windows kam të instaluar, 32-bit apo 64-bit?

Tashmë që kemi diskutuar diferencat mund të gjejmë cilin version keni në përdorim.

Në Windows 10 klikoni me të djathtën e mausit në butonin Start dhe zgjidhni opsionin System.

Ose mund ta bëni duke naviguar në këtë mënyrë: Settings > System > About.

Windows 7 klikoni me të djathtën mbi ikonën Computer Menunë Start dhe më pas zgjidhni opsionin Properties.

LEXO EDHE:  Në 2012-ën Facebook e bleu për 1 miliardë dollarë, sot Instagram kushton 100 miliardë

Si në rastin e Windows 10-ës ashtu edhe Windows 7 mund të mësoni edhe për RAM-in e instaluar.

A mund të kaloj nga Windows 32-bit në Windows 64-bit?

Procesori juaj dhe sistemi operativ e përcaktojnë nëse është e mundur sepse ato duhet të përkojnë të dy 64-bit. Nëse janë të tillë mund të kalosh nga versioni 32-bit në 64-bit.

Ata që kanë Windows 32-bit me procesor 32-bit nuk mund të kalojnë në 64-bit. Duhet të blini një kompjuter të ri me procesor 64-bit. Një kompjuter i prodhuar vitet e fundit duhet me patjetër të ketë procesor 64-bit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>