Analiza

Kufje wireless që ju mundësojnë të dëgjoni Stereo më shumë

Publikuar , 05 Shkurt 2010
0
Kufje wireless që ju mundësojnë të dëgjoni Stereo më shumë

Ëndërroni! Testet tona për ofertat më të reja tregojnë se kufjet wireless me Bluetooth kanë ende shumë vend për përmirësim.
Kufjet wireless të kësaj kategorie zakonisht janë dy llojesh; njësi të orientuara sipas formës së veshit me një fije të hollë teli, e cila bashkon dy pjesët, dhe stili më klasik, në të cilin një rrip më i ngushtë i bashkon të dyja pjesët. Të gjitha njësitë në tabelën tonë e vendosin fijen apo brezin në pozicion pas kokës.

Unë integrova secilën prej këtyre kufjeve në jetën time të përditshme, duke testuar secilën për cilësinë audio, performancën e distancës, pozicionimin dhe komfortin, dizajnin e trupit, butonat dhe intuitivitetin e tyre. Secili produkt shkëlqente në një apo dy nga këto fusha, por jo në të gjitha. Për shembull, pjesët e veshit në pajisjen prej $80 të LG Electronics, HBS-250, qëndronin butë mbi veshë, por kontrollet e vogla ishin problematike për t’u komanduar. Megjithëse u kënaqa me muzikën fantastike të ofruar nga kufjet MotoRokr S9-HD nga Motorola, dizajni i pjesës së veshëve dhe brezi u bënë të bezdisshëm pas pak kohe. Edhe super të lehtat dhe shumë të vlerësuarat Sony Ericsson HBH-IS800 nuk ishin pikërisht maksimumi – në to mungonte kontrolli i volumit dhe kapërcimi i këngëve, megjithëse kushtonin plot $200.

Përpara se të blini, sigurohuni që kufjet wireless me Bluetooth që po shqyrtoni të jenë kompatibël me telefonin tuaj celular. Telefoni juaj duhet të suportojë Advanced Audio Distribution Profile (A2DP) si dhe Audio/Video Remote Control Profile (AVRCP). Profili Bluetooth A2DP mundëson burimin tuaj të muzikës dhe kufjet Bluetooth e kalojnë muzikën wireless në stereo; profili Bluetooth AVRCP u mundëson kufjeve tuaja kontrollimin e burimit të muzikës nëpërmjet wireless-it. Pjesa më e madhe e kufjeve Bluetooth gjithashtu suportojnë profile Handsfree dhe Headset, duke ju lejuar të bëni dhe të merrni telefonata me kufjet tuaja stereo me Bluetooth.

LEXO EDHE:  Si shkoi çmimi i telefonëve nga 200 në 2000 dollarë?

Lajmet e fundit>