Harduer

Kufjet e re wireless të OnePlus kanë teknologji të avancuar të anulimit të zhurmave

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Korrik 2021
Secili prej kufjeve ka tre mikrofonë që vazhdimisht filtrojnë nivelin e zhurmave deri në 40dB. Kufjet mbështetin teknologjinë audio Dolby Atmos. Kufjet e re wireless të OnePlus kanë teknologji të avancuar të anulimit të zhurmave

Dita e sotme ishte planifikuar për prezantimin e Nord 2 nga OnePlus megjithatë kompania e shfrytëzoi për të zbuloi një palë kufje të reja wireless OnePlus Buds Pro.

Kompania i quan ato si më avancuara dhe dalin në shitje më 1 Shtator për 150 dollarë. Forma e tyre është shumë e ngjashme me AirPods Pro edhe pse OnePlus ka zgjedhur një stemë e cila shkëlqen për logon dhe bie menjëherë në sy.

OnePlus thotë se Buds Pro kanë një teknologji inteligjente të anulimit të zhurmave në sfond, që do të thotë se sipas ambientit ku gjendeni përcaktohet edhe niveli i anulimit të zhurmës.

Secili prej kufjeve ka tre mikrofonë që vazhdimisht filtrojnë nivelin e zhurmave deri në 40dB. Kufjet mbështetin teknologjinë audio Dolby Atmos.

Një tjetër pikë e fortë e kufjeve OnePlus Buds Pro është jetëgjatësia e baterisë pre 38 orësh nëse mbani kasën me vete. Një karikim 10 minutësh falë teknologjisë Warp Charge siguron 10 orë dëgjim e madje mund të karikohen edhe wireless.

Buds Pro kanë Bluetooth 5.2 dhe kanë një modalitet “low-latency” në raste kur përdoren për gaming. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me dizajnin e OnePlus 8T përpara debutimit

Tags >

OnePlus