Harduer

Kufjet Surface të Microsoft dalin në shitje më 19 Nëntor

Oct 8 2018
0 Shpërndarje
Microsoft thotë se ka integruar asistentin virtual Cortana dhe mund të pranojë komanda zanore. Kufjet Surface të Microsoft dalin në shitje më 19 Nëntor

Gjatë aktivitetit të 2 Tetorit ndër të tjera Microsoft prezantoi kufjet Surface. Këto kufje duhej të dilnin në shitje gjatë sezonit të pushimeve.

Por Microsoft do ti bëjë të disponueshme nga data 15 Dhjetor dhe në shitje më 19 Nëntor.

Me çmim prej 349 dollarësh, kufjet vinë me 13 nivele për eliminimin e zhurmave.

Microsoft thotë se ka integruar asistentin virtual Cortana dhe mund të pranojë komanda zanore.

Madje kufjet kanë butonë me prekje për ndalimin e muzikës apo kalimin nga një këngë tek tjera.

Kompania tha se ato mbajnë bateri për 15 orë me radhë. Kufjet mund të porositen nga data 15 Nëntor në dyqanet online. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>