Harduer

Kufjet wireless që kërcënojnë më shumti Apple AirPods

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Korrik 2020
0
OnePlus Burds, kufjet wireless të kompanisë që bëri një emër për telefonët flagship me kosto të ulët, do të vinë së bashku me smartfonin e ardhshëm të kompaniasë. Kufjet wireless që kërcënojnë më shumti Apple AirPods

OnePlus Buds, kufjet wireless të kompanisë që bëri një emër për telefonët flagship me kosto të ulët, do të vinë së bashku me smartfonin e ardhshëm të kompaniasë.

Në një intervistë një drejtues i kompanisë konfirmoi se kufjet do të kenë teknologjinë e karikimit të shpejtë Warp Charge. Është i njëjti brend që OnePlus përdor për të karikuar smartfonët me shpejtësi të lartë.

Por sa shpejtë? OnePlus Buds do të karikohen për tu përdorur 10 orë në vetëm 10 minuta. Ky është një rekord krahasuar me atë që Apple premton me kufjet e veta AirPods për kairkimin 15 minutësh me 5 orë jetëgjatësi bateri.

Google thotë se kufjet Pixel Buds marrin një jetëgjatë vetëm 2 orë në 10 minuta karikim.

Karikimi do të bëhet i mundur përmes një ushqyesi 10W. Për fat jo të mirë nuk ekziston një opsion për karikimin wireless të kufjeve OnePlus Buds sepse sipas OnePlus do të rritej kostoja e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zbulohet dizajni i OnePlus 8 përpara debutimit

Tags >

OnePlus