Harduer

Kufjet wireless të Apple janë të pariparueshme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Mars 2019
0
Nuk i ndërron dot baterinë, nuk i riparoni dot një pjesë të brendshme të dëmtuar dhe janë të pamundura të riciklohen. Kufjet wireless të Apple janë të pariparueshme

Pak ditë pasi iFixit tha se kufjet wireless të Samsung, Galaxy Buds, janë goxha të riparueshme me një notë 6 nga 10, ekipi në fjalë vendosi të hapte kufjet wireless të Apple.

Ajo që zbuloi ishte krejtësisht e kundërta me Apple AirPods.

iFixit i dha notën 0 nga 10 kufjeve AirPods dhe praktikisht i konsideron të pariparueshme.

Nuk i ndërron dot baterinë, nuk i riparoni dot një pjesë të brendshme të dëmtuar dhe janë të pamundura të riciklohen.

Pikërisht për këto arsye iFixit i vlerësoi me notën më të ulët. Mëposhtë gjeni videot e iFixit për AirPods 2 dhe Galaxy Buds. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Laptopët e Huawei kanë pasur një problem sigurie që nga faza e prodhimit

Lajmet e fundit>