Lajmet

Kufjet wireless të Samsung ofrojnë më shumë dhe kushtojnë më pak sesa Apple AirPods

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2019
0
2019 ka për të qenë vit i madh për këtë kategori aksesorësh dhe Galaxy Buds janë kontributi i parë i Samsung në këtë drejtim. Kufjet wireless të Samsung ofrojnë më shumë dhe kushtojnë më pak sesa Apple AirPods Photo Source: Mashable

Çfarë duhet të bëjnë prodhuesit e telefonëve për të krijuar kufje wireless më të mira sesa Apple AirPods? Shumica e kompanive besojnë se përgjigja është performancë më e lartë, izolim i zhurmës dhe jetëgjatësi baterie. Por sa herë që e arrijnë këtë objektiv, kufjet kushtojnë më tepër.

Rivali numër 1 i Apple, Samsung ka arritur të gjejë një zgjidhje pa kompromentuar objektivat e lartpërmendura kur prezantoi mbrëmjen e kaluar kufjet wireless Galaxy Buds.

Ato kushtojnë 129 dollarë dhe shiten nga data 8 Mars. Vinë falas nëse blini telefonin me palosje Galaxy Fold, Galaxy S10 dhe S10 Plus. Në Evropë shiten nga data 29 Mars për 149 euro.

Kasa e tyre është e përafërt në dizajn me atë të Apple. Kufjet premtojnë 6 orë jetëgjatësi baterie gjatë një telefonate dhe 7 orë gjatë dëgjimit të muzikës.

Çfarë i bën të veçanta kufjet e S10?

Por tipari më futuristik i tyre që i diferencon nga të tjerët është karikimi wireless. Madje mund të karikohet edhe nga vetë Galaxy S10. Kjo praktikë është e dobishme në dy skenarë: kur keni rast emergjence ose kur doni tu tregoni miqve çfarë janë në gjendje të bëjnë.

Interesant është fakti se Samsung me sukses ka kopjuar procesin e vendosjes në karikim të kufjeve wireless. Thjeshtë duke hapur kapakun e këllëfit ku mbahen kufjet dhe të pas të shtypni butonin Pair në tablet ose telefon.

Samsung krenohet se Galaxy Buds janë përshtatur nga AKG. Ky i fundit është një markë e njohur e audios në pronësi indirekte të Samsung përmes Harman. Përdorimi i markës na kujton atë të Leica dhe Hasselblad tek Huawei dhe Motorola.

Më shumë se asgjë kufjet janë intriguese për dizajnin e tyre, madhësinë dhe kurbat. Një pajisje që ka për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me trupin duhet të ketë formë të butë dhe rrumbullakët dhe këtë ka bërë Samsung.

LEXO EDHE:  Holanda refuzon teknologjinë 5G të Huawei

Mendojmë se ka arsye mjaftueshëm për të blerë Galaxy Buds. Së pari është jetëgjatësia e baterisë, dimensionet kompakte e më pas më e rëndësishmja çmimi i përballueshëm krahasuar me AirPods. 2019 ka për të qenë vit i madh për këtë kategori aksesorësh dhe Galaxy Buds janë kontributi i parë i Samsung në këtë drejtim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>